Përderisa ShBA po mendojnë se si t’i hapin shkollat në mënyrë të sigurt, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve atje po ofron strategji për zbutjen e shpërndarjes së COVID-19 dhe mbrojtjen e nxënësve në mënyrë sa më efektive.
Janë disa veprime që duhet ndërmarrë për të parandaluar ose zbutur përhapjen e COVID-19 dhe për pasur një punë më të lehtë në këtë aspekt, duhet zbatuar disa kushte në mjediset shkollore. Së pari, mjedisi ku nxënësit duhet të jetë i shëndetshëm dhe i pastër, në mënyrë që të ofrojë sa më shumë kushte për trajtimin eventual të fëmijëve të sëmurë, pastaj duhet pasur mjete dhe përgatitje për mbrojtjen ndaj pandemisë.
Këto kërkesa janë e rëndësishme për t’u zbatuar dhe kjo arrihet me një bashkëpunim të ngushtë në mes stafit shëndetësor të shkollës dhe zyrtarëve shëndetësorë lokalë të vendit.
Anipse paraqet COVID-19 nuk është shumë i rrezikshëm te fëmijët, prapë nuk mund të anashkalohet fakti se ata mund të jenë shpërndarës potencialë dhe mund ta bartin infeksionin te të tjerët.
Virusi zakonisht shpërndahet prej spërklave dhe prekjeve, prandaj në këtë rrafsh duhet të synohet nga të gjitha shkollat që ambientet mësimore të jenë sa më të pastra dhe të ruhet distancë fizike në mes të nxënësve.
Sipas CDC janë disa aktivitete dhe forma të zhvillimit të tyre që paraqesin rrezik të vogël, mesatar ose të lartë.
Si rrezik i ulët është bashkëpunimi në mes nxënësve dhe studentëve përmes klasës virtuale, ndërsa si rreziqe të mesatare dhe të larta janë të mbajturit mësim në një klasë, përkatësisht mosrespektimi i distancës dhe higjiena jo e duhur brenda klasës.













