Sht, Kor 31, 2021
Banner Top
Banner Top
Cili është dallimi në mes ankthit frikës dhe stresit? – Shpjegon psikologu Florent Osmanaj

Të premtën në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar psikologu Florent Osmanaj me të cilin u diskutua në lidhje me ankthin dhe format e shfaqjes së tij.

Brenda 40 minutave sa zgjati emisioni u fol edhe për dallimet në mes të ankthit, stresit dhe frikës.

Sipas tij, dallimi në mes të stresit dhe ankthit qëndron në faktin se stresi është gjendje permanente dhe ka një intensitet më të lartë. Ai tregoi se ekzistojnë  stresi pozitiv dhe negativ, duke shtuar se stresi pozitiv është një “mini-emocion” që ndien individi para një ngjarjeje të madhe, gjë që ndikon pozitivisht në produktivitet, ndërsa stresi negativ është ai tip stresi që manifestohet në një kohë relativisht të gjatë me intensitet më të lartë, ashtu që personi në fjalë mund të kalojë edhe në emocione të tjera më të rënda.

Osmanaj gjithashtu u ndal edhe te dallimet në mes të frikës dhe ankthit, ku nënvizoi se frika mund të përkufizohet si ndjenja që e përjeton individi në një interval të shkurtër kohor.Sipas tij,  nëse kjo ndjenjë vazhdon të përjetohet edhe më gjatë, atëherë individi, pos frikës, është duke përjetuar edhe ankth.

Arkiva

Kategoritë