Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilët persona janë më të rrezikuar nga koronavirusi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë udhëzime se si duhet të veprojnë personat që rrezikohen më shumë nga virusi Covid-19, virus ky i cili po merr shumë jetë njerëzish.

Sipas OBSH-së, më të rrezikuar janë personat me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabet, kancer.

Përmes një postimi në facebook, OBSH ka shpërndarë disa këshilla. 

Këta persona duhet që:

Të konsumojnë ilaçet dhe të ndjekin këshillat mjekësore

Të sigurohen se kanë 1 muaj furnizim me ilaçe për sëmundjen

Të mbajnë distancë nga njerëzit e sëmurë

Të pastrojnë shpesh duart

Të mos pinë pije alkoolike

Të mbrojnë shëndetin mendor

Youtube

Arkiva

Kategoritë