Mër, Shk 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është OCD dhe cilat janë tipet më të shpeshta?

Keni dëgjuar ndonjëherë për OCD?

OCD është akronim për “Obssesive Compulsive Disorder” – që i bie crregullim obsesiv kompulsiv.

Kur një person është i diagnostifikuar me OCD, hynë në ciklin e obesesioneve – duke u ndier tërë kohën në parahati.

Obsesionet, janë mendimet, pamjet apo impulset që ju paraqiten një personi e që nuk mund të kontrollohen nga vet ata. Personat me OCD, nuk duan që t’i kenë këto ndjesi, por nuk varet nga ta. Obsesionet i bëjnë ata të ndihen në siklet, në dyshime e frikë të vazhdueshme.

Përndryshe, OCD kategorizohet si sëmundje mendore pasi këta persona ndjejnë nevojën e vazhdueshme për të bërë të njëjtën gjë.

P.sh, një person mund të ndjejë nevojë t’i pastrojë duart me qindra herë brenda ditës.

Por cilat janë llojet më të zakonta të OCD?

Kontrollimi i shpeshtë i gjërave – nevoja që t’i kontrollojnë tërë kohën gjërat si alarmi, dritat e madje edhe kontrollimi i gjendjës shëndetësore nga frika për ndonjë sëmundje.

Pastërtia – frika që gjithcka që prekë është e ndotur dhe nevoja për t’i pastruar gjërat tërë kohën.

Simetria dhe rregulli – nevoja që të gjitha gjërat të jenë në vijë dhe në simetri të njëjtë./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë