Buka e thekur është pjesë e pandashme e një ushqimi të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Ajo shijon shumë nëse lyhet me vaj ulliri ose gjalpë.
Shumë prej lexuesve kujtojnë me nostalgji shijen fantastike të bukës së thekur në sobën me dru e cila shoqërohej shumë mirë me djathë e çaj.
Në këtë recetë të thjeshtë do të mësoni se si të pasuroni shijen e bukës së thekur me një shtresë gjalpi dhe erëzash.
Përbërësit
- 4 lugë e gjysmë çaji me gjalpë të butë,
- 1-2 thelbinj hudhër
- Gjysëm qepujke
- Një majë luge çaji me rigon
- Një majë luge çaji me spec të kuq pluhur
- Dy-tre feta bukë
Përgatitja
Përzieni në një mikser gjalpin dhe erëzat dhe me të lyeni fetat e bukës,
Vendosini ato në një letër pjekjeje dhe piqini në furrë për 10-15 minuta.
Këto feta shërbejnë shumë mirë si antipastë për festa e gëzime familjare.
Ato shërbejnë për të hapur por edhe për të shuar oreksin.












