Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Bashkërendim njohurish profesionale, drejt qëllimit të përbashkët! Kardiologjia Invazive – Shëndetësia Primare


Shëndetësia primare është porta hyrëse për të gjitha sëmundjet. Disa prej tyre kërkojnë veprim momental. Nga këto veprime momentale varet shpëtimi i jetës dhe ecuria e mëtutjeshme e sëmundjes. Shëndetësia bashkëkohore në vendet e zhvilluara vë fokusin e veçantë në këtë drejtim duke tentuar në çdo mënyrë te minimizojnë humbjet e jetës se pacientëve dhe koston e mëtutjeshme të trajtimit. Sa më herët veprimi aq më i leverdishëm suksesi dhe shërimi. Kjo vlen, në fokus të veçantë për sëmundjet e zemrës dhe ngelet sfidë edhe për sistemet e zhvilluara shëndetësore. Ekspertët e Kardiologjisë invazive këtë javë kanë filluar trajnimet e mjekëve në Shëndetësi Primare, fillimisht në kryeqytet, për të vazhduar tutje me qendrat tjera në nivel nacional. Ekspertët e Kardiologjisë Invazive, dr. Tefik Bekteshi dhe dr. Agron Qerimi trajnojnë mjekët familjarë në reagimin e shpejtë dhe bashkrendimin me njësitë tjera qarkore – Qendrën Urgjente deri në sallën operative në SHKSUK, brenda dy orëve të para të cilat janë jetike për jetën e pacientit dhe kualitetit të mëtutjeshëm të jetës te të mbijetuarit pas Infarktit të Miokardit. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë