Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në ruajtjen e ushqimeve, për shkak të ngritjes së temperaturave.

Në reagim, shtohet se, me thirrje i është drejtuar edhe, të gjithë atyre që merren me ushqim, si, me prodhim, përpunim, ruajtje, transport, deponim, shpërndarje, tregtim, që të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore.

‘’ Po ashtu kërkojmë nga të gjithë qytetarët konsumatorë  që të tregojnë kujdes gjatë blerjes të bëjnë kujdes, nga momenti i blerjes transporti i produktve deri ne shtëpi dhe ruajtja e tyre në kuzhina deri tek konsumimi. Secili produkt ushqimorë i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta janë produktet  me prejardhje shtazore, po kujdesi duhet te ketë edhe ndaj produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen ne dekleracion në temperaturë të caktuar. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë