Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Ashpërsimi i masave kundër COVID-19 në Austri, Ambasada e Kosovës del me njoftim për qytetarët

Austria ka vendosur t’i ashpërsojë masat kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve të reja.

Shteti austriak ka vendosur që nga e hëna  të futet në një mbyllje totale, e cila sipas mediave ndërkombëtare do të zgjasë maksimumi 20 ditë.

Pas këtij vendimi, Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se nuk do të mund të ofrojë shërbime të rregullta konsullore deri më datën 12 dhjetor 2021.

Ambasada ka njoftuar se shërbimi konsullor do të jetë i hapur për raste emergjente.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me shërbimet konsullore

Duke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.

Shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlenë rregulli i masave mbrojtëse 2G.

Për raste emergjente dhe informata ju lutem të na kontaktoni në:

Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865

E-mail: [email protected]

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Arkiva

Kategoritë