Disa cifte vendosin që pasi të ndahen të qëndrojnë miq me njëri – tjetrin, por kjo gjë nuk është zgjedhja më e mirë, sipas disa studimeve.
Ja disa arsye pse nuk duhet të qëndroni mik me ish-in tuaj:
Sipas autores së famshme, Nina Atwood, njerëzit zakonisht vazhdojnë të jenë miq me ish të dashurin/en për arsye se nuk duan që gjërat të përfundojnë menjëherë. Sipas saj, duke vazhduar miqësinë mendohet që gjërat do të kalojnë më lehtë.
Atwood, sugjeron që të ndërpriten të gjitha raportet me ish-in për arsye se ndjenjat nuk do të largohen menjëherë.
Një arsye tjetër pse ju nuk duhet të vazhdoni miqësinë me ish-in tuaj, është që kjo do e vështirësonte mbylljen e një kapitulli.
Përfundimi i një lidhje mund të ndodhë për shumë arsye, por nuk do të thotë domosdoshmërisht që dashuria e njërit partner ka përfunduar. Nëse ju vazhdoni miqësinë me ish-in, ai apo ajo mund të vazhdojë të jetë i dashuruar në juve, e kjo gjë mund të ju shtyjë që në disa raste të harroni që jeni ndarë e të putheni!
Pasi një lidhje përfundon e ju vazhdoni të jeni miq me ish-in, kjo gjë do ju parandalojë që të filloni një lidhje të re!/Familja Jone