Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Anulohet testimi i alarmit publik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar testimin e Sistemit të Alarmit Publik, i cili ishte paralajmëruar të mbahet ditën e shtunë.

Në njoftim thuhet se anulimi është bërë për shkak të manifestimit të Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës.

“Të nderuar qytetarë, për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik.
Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim. 

Arkiva

Kategoritë