Një person ka rezultuar i infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 54 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se një (1) qytetarë është shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Aktualisht në nivel vendi janë 27 raste aktive me COVID-19.