Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit.
Minimalet gjatë ditës do të jenë ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Të premten, sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.











