Die, Tet 11, 2026
Banner Top
Pensionohet Shefi i njësisë së Hemodializës në Spitalin e Pejës, Demë Nikqi

Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot pas 36 viteve shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve u pensionua Mjeku Specialist Internist dhe Shefi i njësisë së Hemodializës Dr.Demë Nikqi.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë po ashtu ka falëndëruar Dr. Nikqin për kontributin e dhënë deri më tani për pacientët dhe shëndetësinë.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon Dr.Dem Nikqin për kontributin kolosal që ka dhënë dhe i dëshiron shëndet e çdo të mirë për të dhe familjen e tij. Gjithmonë do jemi mirënjohës.”, thuhet në postim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë