Fëmijët janë një ndër kategoritë që preken në format e ndryshme nga bullizmi. Nga fakti se janë kategori e ndjeshme, shpeshherë ata nuk e shprehin me të tjerët këtë ndjenjë.
Bullizmi është veprim që lëndon një person tjerë e i cili është pothuajse kudo – shkolla, shoqëri, rrjete sociale,shtëpi.
E për të ndaluar bullizmin është e rëndësishme të kuptoni ngacmuesit. Për këtë ekzistojnë edhe tri fakte rreth bullizmit që duhet t’i dini.
Arsyje të shumta për ngacmim
Supozohet se në shumë rast personat që bullizojnë të tjerët janë ata persona që kanë probleme me vetëvlerësimin, që ndihen sundues apo janë ngacmues për shkak të presionit të bashkëmoshatarëve.
Bullizmi ndodh kudo
Shumë persona zgjedhin që të bullizojnë fëmijët, ata të cilët duken më pak të aftë për të mbrojtur veten.
Bullizmi ndodh në çdo moshë
Mund të mendohet se bullizmi mund të filloj në shkolla fillorë e të vazhdojë tutje, mirëpo ai përfshihet në rrethin shoqëror që nga fëmijët e moshës 5-vjeçare.
Për këtë arsyje, mosha nuk ka rëndësi për ngacmuesin. Për të është e rëndësishme të synojë këdo që nuk përshtatet me normën e pranuar.