Shumica e fëmijëve me alergji ushqimore kanë reaksione të lehta. Mirëpo, nëse fëmija juaj është shumë alergjik, simptomat zakonisht zhvillohen menjëherë.
Tetë ushqime përbëjnë 90 për qind të të gjitha alergjive ushqimore dhe një faktor rreziku është të kesh një prind apo vëlla me alergji. Nëse dyshoni për një alergji ushqimore, bisedoni me mjekun e fëmijës suaj.
Një alergji ushqimore është reagimi i tepërt i sistemit imunitar ndaj proteinave normalisht të padëmshme në një ushqim të caktuar.
Mes tjerash, alergjitë ushqimore zakonisht fillojnë në dy vitet e para të jetës, dhe disa janë më të larta.
Në moshën një vjeçare (kur alergjitë ushqimore arrijnë kulmin), rreth 6 deri në 8 për qind e fëmijëve kanë një alergji ushqimore.
Pas kësaj, prevalenca e alergjive bie në mënyrë progresive deri në fëmijërinë e vonshme, kur rreth 4 për qind e fëmijëve kanë alergji ushqimore.
Po ashtu, fëmijët e vegjël me alergji ushqimore kanë më shumë gjasa se ‘fëmijët pa alergji’ të zhvillojnë astmë më vonë (në katër deri në tetë vjet).
Shenjat dhe simptomat e alergjisë ushqimore tek bebet dhe fëmijët
Nëse fëmija juaj ka një reaksion të rëndë alergjik (anafilaksi), kjo mund të jetë kërcënuese për jetën. Telefononi menjëherë ndihmën e shpejt ose numrin tuaj të urgjencës lokale.
Rrugët e frymëmarrjes së fëmijës suaj mund të mbyllen brenda pak minutash, prandaj mos merrni kohë për të thirrur mjekun për këshilla ose për ta çuar vetë fëmijën tuaj në spital.
Simptomat e rënda që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor përfshijnë:
Probleme me frymëmarrjen, ënjtje e buzëve ose gjuhës, shtrëngim i fytit ose të ngjirurit e zërit në fyt, gjendje e të fikët, shtrëngim ose dhimbje gjoksi, puls i dobët, ndjenja e panikut, ndjesi shpimi gjilpërash në duar, këmbë, gojë, si dhe probleme me gëlltitjen, jargëzim.
Nëse fëmija juaj ka një reagim më të butë, ai mund të ketë:
Sytë që kruhen e të përlotur, kruarje të gojës, hundës dhe/ose veshët, kruajtje ose shtrëngim në fyt, lëkurë e kruar, njolla të kuqe ose urtikarie, skuqje rreth gojës ose syve, ndezja e ekzemës, kollitje, rrjedhje ose e zënie e hundës, teshtitje, dhimbje barku, diarreja, nauze dhe të vjella, shije e çuditshme në gojë si dhe ënjtje./Baby Center












