Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se Pranvera Zejnullahu- Raçi, ushtruese e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), sot ka pritur në takim Kryetaren e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, znj, Tevide Imeri.
Sipas SHSKUK-së, në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e punës në kuadër të institucioneve shëndetësore që janë në varësi të ShSKUK-së. Gjatë takimit u vlerësua puna e punëtorëve shëndetësorë, përderisa u tha se po punohet për mirëqenie me të mirë të tyre.
Tutje thuhet se të dyja palët u pajtuan që në të gjitha grupet punuese në kuadër të ShSKUK-së, me qëllim të informimit të drejt dhe shtyrjes para të proceseve, të ketë edhe një përfaqësues nga FSShK.