Sëmundja e mishrave të dhëmbëve (periodontiti) shoqërohet me një rrezik të lartë nga presioni i lartë i gjakut dhe kujdesi dentar për të kontrolluar periodontitin mund të favorizojë më mirë presionin e gjakut, sipas 80 studimeve klinike të kryera në 26 vende, rezultatet e të cilave u botuan në revistën ”Cardiovascular Research”.
Studimi u koordinua nga Francesco D’Aiuto i institutit dental ”Eastman” në University College London.
“Vëzhguam lidhjen mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe presionit të lartë të gjakut dhe arritëm në konkluzionin që sa më i rëndë të ishte periodontiti, aq më i madh ishte rreziku i hipertensionit për pacientin”, tha ai.
”Këto rezultate sugjerojnë që pacientët me periodontit duhet të marrin informacion në lidhje me rrezikun, ashtu siç shpresojmë që secilit pacient duhet t’i jepen rekomandimet e duhura për stilin e jetës, siç është praktika e aktivitetit fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, për të parandaluar presionin e lartë të gjakut”, theksoi D’Aiuto/ANSA.