Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka thirrur sot një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
Derisa po flitej se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë ndërprerë konferencën përmes filikaqave.
Arsyetimi i ndërprerjes së konferencës ishte se edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.
Aktivistët thanë se mediat mund të qëndrojnë por nuk do të lejojnë zhvillimin e kësaj konference.
Pastaj në sallën ku po mbahej konferenca kanë ardhur zyrtarët policor, të cilët kanë kërkuar nga aktivistët që të mos e pengojnë mbajtjen e konferencës.
“Nuk kërkon falje dhe nuk garanton që kanë me marr masa ndaj gjykatësve që në shumicën e rasteve kanë dhënë dënime nën ata që i lejon ligji. Merrni arrestoni këta që janë tu e shkel ligjin. Ne nuk do ta lëshojmë këtë konferencë dhe nuk i lejojmë me vazhdu mbajtjen e saj”, ka thënë njëra nga aktivistët.
Ajo shtoi se kjo është protestë e jona e cila ka me vazhdu edhe në rrugë.
“Pse nuk po i arrestoni, këta i keni për me i arrestu. Kur nuk na pengoni me ec edhe jetu lirë si vajza, as ne nuk ju pengojmë”, iu drejtua aktivistja zyrtarit policor.
Pastaj kryesuesi i KGJK mori vendim që konferenca të ndërpritet përkohësisht, derisa tha se do të vazhdoj në një sallë tjetër pa pengesa. /Telegrafi