Migrena është një nga problemet më të shpeshta që mundon çdo ditë një pjesë të madhe të popullatës dhe as ata nuk dinë si ta përballojnë.
Studiues nga SHBA, Spanja dhe Austria kryen kërkime mbi migrenën për të gjetur shkaqet e tyre dhe i renditën sipas shpeshtësisë që shkaktojnë sulme te pacientët. Sipas hulumtimeve, faktorët që lidhen me krizat shpesh individualizohen për çdo pacient. Studiuesit analizuan të dhënat nga 326 pacientë për të përcaktuar faktorët që shkaktojnë migrenën.
Pra, sipas hulumtimeve, vendin e parë në shkaqet që shkaktojnë migrenën është dhimbja në qafë, e ndjekur nga shkaqe të tjera të ndryshme që ndoshta nuk mund t’i imagjinoni.
Në vend të dytë është lodhja, në të tretin temperatura e ambientit, e ndjekur nga gjumi i shqetësuar dhe erërat. Kjo dëshmon se arsyet janë të shumta dhe të ndryshme dhe lidhen me mjedisin ku jeton dhe me zakonet e tij.
Shkaktarë të tjerë të migrenës përfshijnë dritat e ndritshme dhe tingujt e lartë, anashkalimi i vakteve, dehidratimi, gjumi i dobët, nivelet e lagështisë, periodat e grave, stresi i jetës personale, gjumi i tepërt, stresi i punës, kafeina, arrat, por edhe duhani dhe alkooli./abcnews.al