Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë mund të ndodh kur kanceri i gjirit përhapet në mushkëri?

Kur qelizat e kancerit shkëputen nga tumori origjinal në kancerin e gjirit metastatik—faza IV, ato zakonisht përhapen në kocka, mëlçi ose mushkëri.

Një studim i ri, i lidhur me projektin ‘MetEpiStem’, përshkruan se çfarë ndodh me qelizat metastatike të kancerit të gjirit kur ato migrojnë nga vendi kryesor në gji në indet e buta si ato të mushkërive.

Botuar në revistën Nature Cell Biology, hulumtimi mund të hapë një epokë të re në trajtimin e kancerit.

Studimi zbuloi se kur qelizat e kancerit përhapen në organe me një mikromjedis të butë, metabolizmi i tyre ndryshon dhe ato bëhen rezistente ndaj disa ilaçeve të kimioterapisë.

“Ne kemi vërejtur se ngurtësimi i mikromjedisit të tumorit primar nxit rritjen e tumorit, por kur qelizat e kancerit migrojnë në inde të tilla si mushkëritë, ato e gjejnë veten në një mjedis të butë,” thotë autorja e parë e studimit, Patrizia Romani, nga Universiteti i Padovës, Italia.

Ndërsa butësia e vendit metastatik mund të shkaktojë që qelizat metastatike të rriten më ngadalë, ajo gjithashtu rrit mbrojtjen e tyre antioksiduese. “Kjo është për faktin se metastazat e mushkërive janë shpesh rezistente ndaj kimioterapisë dhe mund të qëndrojnë të fjetura për shumë vite derisa të kthehen përsëri.”

Ky zbulim ka potencialin të çojë në qasje të reja terapeutike që fokusohen në parandalimin e rritjes së qelizave metastatike në vend që të pengojnë procesin e rritjes pasi ai tashmë ka filluar. /medicalxpress

Youtube

Arkiva

Kategoritë