Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për venat varikoze dhe shkaktarët e tyre – tregon kirurgu vaskular, Valbon Gashi

Albina Selmanaj

Venat varikoze janë venat e fryra dhe të zmadhuara që zakonisht ndodhen në këmbë. Ato mund të jenë blu ose vjollcë të errët dhe shpesh janë me gunga, të fryra ose të përdredhura në pamje.

Për të kthyer gjakun në zemër, venat në këmbë duhet të punojnë kundër gravitetit. Venat varikoze mund të shkaktohen nga valvulat e dobësuara (valvulat e paaftë) brenda venave që lejojnë gjakun të grumbullohet në vena në vend që të udhëtojë në zemër.

Në një intervistë për Familjajonë Valbon Gashi, kirurg vaskular tregoi se venat varikoze kanë simptoma por edhe mund të mos i shfaqin ato fare.

“Në bazë të protokolleve botërore ato klasifikohen në 6 grupe apo më thjesht t’i ndajmë në pacientët që nuk kanë simptoma por estetikisht duken keq dhe pacientët që kanë simptoma dhe gjithashtu iu duken keq. Simptomat si enjtja e këmbës dhe shputës, dhimbja dhe lodhja e këmbës, kruarja e këmbës, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës dhe hapja e disa plagëve apo ulqerave në nivel të zogut të shputës dhe lartë janë simptoma të venave varikoze.”, tregoi Gashi.

Virusi COVID-19 nuk ka lënë pa i prekur as pacientët që kanë probleme me venat varikoze, ky virus sipas Gashit ka rritur incidencën e trombozës së venave të jashtme për 1-2% më shumë.

 “Kur flasim për rreziqet e venave varikoze ato i kanë disa rreziqe që munden me qenë fatale për pacientin. Në këto vena të zgjeruara të ekstremisteve të poshtme mund të lajmërohet edhe mpiksja e gjakut apo si i thotë populli tromboza e venave te jashtme. Ajo deri sa është në venën e jashtme nuk është e rrezikshme por nëse migron apo udhëton në venat e thella atëherë mund të jetë fatale për pacientin. Incidenca e  trombozave të venave varikoze është rritur edhe për 1-2% me shumë për shkake të Covid Pandemis.”, shtoi kirurgu vaskular.

 Gashi, po ashtu tregoi edhe për shkaktarët e venave varikoze në të cilët bënë pjesë trashëgimia, shtatzënia, obeziteti, hipertensioni, profesioni dhe jeta pasive(mungesa e aktiviteteve fizike).

Ndërkaq, sa i përket parandalimit të këtyre venave, Gashi tha kjo mund të bëhet më së miri përmes aktiviteteve fizike.

“Parandalimi i venave varikoze mund të bëhet përmes aktiviteteve fizike, ecjes, biçikletës, ushqimit të kontrolluar, humbja e peshës, zvogëlimi i BMI (body mass index) kuptohet ata që e kanë përmbi normalen.”, bëri të ditur ai.

Sipas Gashit metodat e trajtimit të venave varikoze janë përmirësuar me vite, duke theksuar metodën endovenioze si një nga metodat që ka ulur ripërsëritjen e venave në 5-8%.

 “Deri në shekullin 20 të gjitha venat varikoze shumica e tyre janë trajtuar me metoda kirurgjike që kanë qenë shumë të rënda për pacientin, kanë pasur dhimbje si dhe ripërsëritje diku deri ne 40%.Në fillim të shekullit 21 fillojnë shkencëtaret apo flebologet t’i zbulojnë disa teknika të cilat e kanë përmirësuar dukshëm kualitetin e jetës së pacientit. Këto metoda quhen metodat endovenoze të cilat kryhen me anestezion lokal me shumë pak dhimbje dhe me zbukurim të këmbës kur venat varikoze zhduken ne teresi.Ripërsëritja është 5-8%.Keto metoda endovenioze jane; Laseri, Radiofrekuenca, super ngjitësi, skleroterapia e udhëhequr me ultrazë etj.”, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë