Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushtrimet Më Të Mira Dhe Më Të Këqija Për të Trajtuar Refluksin

Nëse përjetoni urth, ose refluks acidi, stërvitja e rregullt do të ndihmojë në parandalimin dhe mund të zvogëlojë ashpërsinë e refluksit. Por në fakt ekzistojnë edhe disa lloje aktivitetesh që mund ta përkeqësojnë gjendjen apo edhe ta shkaktojnë një të tillë.

Ju mund të pyesni me të drejtë se në ç’mënyrë do të mund t’i korrni përfitimet e të ushtruarit pa e përkeqësuar problemin tuaj? Zgjedhja e llojit të duhur të ushtrimeve për refluksin e acidit është përgjigja e duhur.

AgroWeb.org ju njeh mëposhtë me mënyrën se si aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojnë, cilat lloje ushtrimesh duhet të bëni dhe cilat duhet të shmangni, në mënyrë që të menaxhoni më mirë gjendjen tuaj dhe të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm.

Së pari, pse stërvitja ndihmon refluksin e acidit?

Gjatë një episodi të refluksit acid, muskuli që shërben si pengesë midis ezofagut dhe stomakut hapet duke lejuar që acidi i stomakut të udhëtojë në ezofag.

Sipas specialistëve të shëndetit, aktiviteti fizik i vazhdueshëm është thelbësor për reduktimin e refluksit acid.

Kjo për shkak se stërvitja mund të ndihmojë në rritjen e masës muskulore dhe reduktimin e yndyrës në trup, të cilat të dyja kanë treguar se përmirësojnë refluksin e acidit.

Plus, dihet se stërvitja ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë ulje të rrezikut për kancer, shëndet më të mirë të zemrës dhe përmirësimin e funksionit imunitar.

Gjithashtu përmirësimi i gjendjes tuaj emocinale është një tjetër përfitim që vjen nga stërvitja e rregullt fizike.

Kjo është diçka shumë e rëndëssihme, duke pasur parasysh se sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) mund të shkaktojë vështirësi me shëndetin emocional veçanërisht ankthin dhe depresionin.

Ushtrimet më të mira për refluksin e acidit

Ushtrimet me ndikim të moderuar dhe intensitet të ulët janë mënyra më e mirë. Kjo do t’ju lejojë të rrisni rrahjet e zemrës për të korrur përfitimet e ushtrimeve kardiovaskulare pa shkaktuar simptoma.

Ushtrimet mund të jenë të tilla si:

Ecja

Vrapim i lehtë

Joga

Pilates

Biçikleta

Noti

Ecjet malore

Kajak

Stërvitje me pesha të ulëta

Çdo lëvizje e butë është e përshtatshme. Ecja, në veçanti, është një nga mënyrat më të mira për të qëndruar aktiv pa pasur simptoma rënduese.

Një shënim paralajmërues nga kjo listë është përfshirja e pilatesit dhe jogës. Në të dyja rastet, ka shumë lloje lëvizjesh që përfshijnë poza të cilat krijojnë më shumë presion abdominal. Kjo mund të shkaktojë përkeqesim ose acarim të gjendjes, prandaj disa prej tyre këshillohet të shmangen.

Ushtrimet më të këqija për refluksin e acidit

Këshillohet të shmangni çdo lëvizje me ndikim të lartë që përfshin kërcime dhe sprint. Vrapimi në veçanti, mund të shkaktojë refluks acidi.

Po ashtu edhe stërvitjet me pesha të rënda, prandaj fokusi duhet të jetë më shumë tek përsëritja me pesha më të lehta.

E gjitha është e lidhur me mënyrën se si e krijoni presionin në bark dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm nëse refluksi është aktiv.

Çfarë duhet të bëni nëse jeni gjathë një shpërthimi refluksi?

Mënyrat më të mira për të minimizuar refluksin e acidit gjatë stërvitjes përfshijnë:

Shmangia e ushtrimeve brenda 2 ose 3 orëve pas ngrënies.

Konsumoni ushqim me ngadalë.

Qëndroni të hidratuar.

Shmangni ushqimet që nxisin refluksin e acidit.

Vishuni me veshje të lirshme e të rehatshme dhe jo me veshje të ngushta që ushtrojnë presion mbi stomakun tuaj.

Shmangni qëndrimin shtrirë sa më shumë të mundeni jo vetëm pas ngrënies, por edhe gjatë stërvitjes.

Kjo do të thotë që ju mund të anashkaloni ushtrimet që kërkojnë qëndrimin shtrirë.

Është gjithashtu e dobishme të mbani një regjistër për të ndihmuar në identifikimin e nxitësve të mundshëm, në mënyrë që t’i shmangni ato.

Nëse jeni duke bërë llojin e duhur të ushtrimeve të moderuara dhe duke ndjekur sugjerimet por ende keni probleme, AgroWeb.org sugjeron të flisni me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë