Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Katër Mënyra si të Parandaloni Djersitjen e Këmbëve Gjatë Verës

Një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme të trupit të njeriut padyshim që është edhe djersitja.

Megjithëse shumë e nevojshme për të ruajtur temperaturën normale të trupit mes 36-37 gradë C, shpesh djersitja mund të kthehet në një problem sa estetik aq edhe shëndetësor.

Veçanërisht në ditet e gjata e të nxehta të verës ky proces shtohet në të gjithë trupin, por më shumë në duar dhe në këmbë.

Djersitja e tepërt e këmbëve mund të shkaktojë parehati në të ecur, të prishë këpucët, këmbët tuaja dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme.

Njejtë në duar ku mund të shkaktojë parehati gjatë ditës.

Për të shpëtuar nga ky problem në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë se si ta shamangni me disa mënyra të lehta.

Lani këmbët çdo ditë
Megjithëse mund të tingëllojë si këshillë e panevojshme është e rëndësishme që ju ti lani këmbët tuaja çdo ditë me ujë të freskët.

Kjo edhe nëse pëdorni këpucë, çorape apo sandale gjatë ditës.

Bëjeni këtë proces çdo darkë para se të shtriheni duke i fërkuar me sapun antibakterial.

Në këtë mënyrë do të largoni të gjithë djersën dhe bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndëshme.

Mos harroni t’i pastroni ato 2-3 herë në javë pas dushit me një furcë të posaçme për këmbët, në mënyrë që të largoni të gjithë lëkurën e panevojshme.

Përdorni pudër
Pudra është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar djersitjen e trupit.

Mund të përdorni një pudër të zakonshme ose të blini në farmaci pudër kundër baktereve dhe djersitjes.

Hidheni atë në këmbët tuaja çdo herë pasi i lani në mënyrë që të keni nën kontroll djersitjen dje aromën gjatë gjithë ditës.

Uthulla e mollës
Padyshim një nga përbërsit natyralë më efikasë edhe me lëkurën.

Lajini këmbët tuaja me uthull molle në mënyrë që të mund të mbyllni poret dhe të largoni djersën e tepërt.

Për këtë proces mund të përdorni një pambuk të zhytur në uthull molle dhe të lyeni këmbët ose ta përzieni atë me ujë të vakët dhe t’i lani ato për 15-20 minuta rradhazi në këtë ujë.

Bëjeni këtë disa herë në javë para se të shkoni për të fjetur.

Lëng limoni
Shtrydhni pak lëng limoni në një pambuk ose napë dhe me të lyeni këmbët tuaja.

Fokusohuni në pjesën e poshtëme dhe atë më problematiken.

Lëreni të thahet për disa momente dje më pas mund ta vishni corapet apo këpucët si normalisht.

Një nga këshillat kryesore që dermatologët japin eshte zgjedhja e këpucëve sa më cilësore që i ofrojnë ajrosje këmbës si dhr çorape të buta pambuku./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë