Në këto ditë verore një pjatë përplot fruta deti është adekuate.
Familja Jonë ju propozon tavën speciale nga Fiorentina Steak House, e cila i përshtatet kësaj stine, është shumë e shëndetshme dhe plot shije.
Përbërësit:
- Qepë
- Vaj ulliri
- Kallamar 100gr
- Sepie 100gr
- Karkaleca 50gr
- Levrek 100gr
- Vongula 100gr
- Midhje 100gr
- Kapesante 100gr
- Skamp 150gr
- Erëza
Frutat e detit janë burim i pasur me acide yndyrore Omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masën 13 për qind, duke i dhuruar atij rreth tre-katër vjet më shumë rini.
Acidet yndyrore që ato përmbajnë ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Kështu, njerëzit që konsumojnë një vakt me peshk ose fruta deti të paktën një ditë në javë, kanë 50% më pak risk për infarkt. Ato ndikojnë në uljen e dhembjeve menstruale kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore.
Gjithashtu, marrja e Omega- 3 ndikon në përmirësimin e krizave depresive dhe migrenën si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna, sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe syve të bebes.