Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse në verë jemi më të lodhur dhe me më pak oreks

Në këtë periudhë të vitit, të gjithë ndihemi pak si të këputur, më të zbrazur nga energjitë dhe më të acaruar se zakonisht. Ndoshta keni vënë re se edhe kolegu ose kolegia ka të njëjtin problem.

Po ashtu dhe shumica e njerëzve që keni takuar së fundmi. Është i gjithi faji i vapës që rrit temperaturën e trupit dhe modifikon sjelljen tonë. Tre mjekë francezë: Rémi Mifsud, Alexandra Murcier, Xavier Ballongue shpjegojnë fenomenin për “Madame-Le Figaro”.

Nxehtësia ndikon në mënyrë direkte në lodhjen tonë. “Kur bën shumë vapë, temperatura e trupit rritet. Kështu, trupit i duhet të shpenzojë energji për ta rregulluar”, shpjegon Alexandra Murcier. Ky aksion provokon goditje lodhjeje, dhimbje koke dhe ndonjëherë edhe të përziera. Po ashtu edhe humbja e hidratimit dhe në veçanti humbja e kripërave, përmes djersitjes, sjell lodhjen e trupit.

“Kur djersijmë, humbja e këtyre dy elementëve shkakton një kolpo tensioni. Kështu që, duhet kompensuar duke përzier pak kripë në një shishe me ujë. Kujdes që ta pini në sasi të vogla, që të mos provokoni prishjen e ekuilibrit të ujit në gjak, pasi nuk do të ndiheni mirë”, thekson Dr. Rémi Mifsud.

Ulen aftësitë sportive

Nëse temperaturat tregojnë 30 gradë, mos tentoni të thyeni rekorde të reja në palestër. “Kapacitetet tona muskulare zvogëlohen me rritjen e nxehtësisë. Do të lodheni, do të keni më pak rezistencë, sidomos nëse nuk konsumoni ujë”, thotë dietologia Alexandra Murcier. “Rikuperimi është i vështirë dhe humbasim pak nga reflekset tona. Kështu, nuk mund të ecim më shpejt”.

Humbje oreksi

Në të vërtetë, nuk është se ne kemi më pak uri, por vetëm se trupi ynë ka nevojë për më pak kalori për shkak të temperaturave. Gjithashtu, dëshiron të hash më lehtë. Në dimër, përkundrazi, trupi djeg më tepër kalori për t’u ngrohur, çka rrit edhe ndjesinë e urisë. Ndërsa tani, trupi është më shumë “i zënë me punë” të ulë temperaturat sesa të ushqehet. Ai eviton të bëjë përpjekje të tjera, si ai i të ngrënit dhe të treturit.

Humor i keq

Kur temperaturat ndryshojnë, kjo ndikon në humorin tonë. Sipas Rémi Mifsud “kur djersijmë fillojmë dhe ndihemi keq. Konkluzioni: irritohemi dhe bëhemi me nerva shpejt”. Temperaturat e larta na bëjnë nervozë, më shumë se ç’jemi zakonisht. Por dr. Ballongue ndalet që të nënvizojë edhe efektet pozitive të diellit. “Në përgjithësi dielli ka më shumë efekte pozitive se negative. Ju ngre moralin dhe është një antidepresiv i shkëlqyer”.

Rënia e libidos

Nëse rikthimi i diellit në pranverë përgjithësisht “i çmend” hormonet, të nxehtët e verës mund që të frenojnë dëshirën seksuale. “Kur bën më shumë se 30 gradë celsius në hije, nuk kemi dëshirë që të kemi një aktivitet seksual intensiv. Temperatura ndikon në formën tonë dhe mund të shkaktojë një rënie momentale të libidos”, thotë Alexandra Murcier.

Youtube

Arkiva

Kategoritë