Rrjetet sociale, kanë revolucionarizuar mënyrën e të komunikuarit. Përdorimi i moderuar i tyre, mund të sjell shumë përfitime tek një person, por jo gjithmonë njerëzit e përdorin për qëllime të mira. Shpesh ndodh që njerëzit të bëhen të varur nga rrjetet sociale dhe t’i kontrollojnë ato tërë kohës. Varësia ndaj tyre, është një çështje shumë serioze prandaj rekomandohet nga psikologët që të abstenohet nga rrjetet sociale për një periudhë.
E cilat janë përfitimet që vijnë nëse nuk përdorni rrjete sociale?
Rritë vetëbesimin
Njerëzit kanë tendencë t’i publikojnë vetëm gjërat e mira që i ndodhin. Psikologët prandaj sugjerojnë që të largoheni pak nga rrjetet sociale e të fokusoheni tek jeta jua, pa e shikuar jetën e personave të tjerë në rrjetet sociale. Sipas tyre, rrjetet sociale janë bërë një arenë gare se ‘kush ka jetën më ideale’.
Zvogëlon stresin
Në fund të një dite të lodhshme, është e rekomandueshme që të pushoni e të mos kontrolloni rrjetet sociale. Stresi shkaktohet edhe nga kontrollimi që i bëni tërë kohën rrjeteve sociale.
Rritë produktivitetin
Sipas ekspertëve, një person mesatarisht shpenzon dy orë në rrjete sociale. E nëse këto dy orë mund t’ i shpenzoni duke lexuar apo punuar atëherë padyshim që rritet produktiviteti.
Ua forcon lidhjet
Ndonëse në rrjete sociale keni mundësi deri në pafundësi të keni miq virutal, ata nuk janë me domosdo miq tuaj në jetën reale. Prandaj, sipas ekspertëve kur ju largohuni nga rrjetet sociale, do mund të keni kohë të takoheni me miqtë tuaj të vërtetë. /Familja Jone