Ndahet nga jeta ortopedi i parë shqipëtar nga qyteti i Mitrovicës, Dr. Fikret Zhubi.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Dr. Fikret Zhubi ishte Ortopedi i parë shqiptar në Mitrovicë, punoi si doktor nga viti 1981 dhe si ortoped nga viti 1990 deri në 1999.
Gjatë luftës në vitet 1998-1999 dha kontributin e tij si ortoped duke trajtuar ushtarë të lënduar të UÇK-së, në Zonën operative të Shalës.
Më pas dr. Zhubi i shërbeu qytetarëve në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.”, thuhet në postim