Rënia e flokëve, është një problem që shfaqet tek të dy gjinitë. Arsyet pse disa persona kanë rënie të flokëve janë nga më të ndryshmet. Ato lidhen me faktorin gjenetik, stresin, e produktet që i kanë përdorur në të kaluarën.
Tek gratë, zakonisht ndodh rënia e flokëve për shkak të stresit apo abuzimit me produkte të ndryshme. Burrat kanë rënie të flokëve në mënyrë më agresive dhe mund t’i humbasin të gjitha në vetëm pak kohë. Por edhe rënia e tyre parandalohet nëse përdoren recetat dhe medikamentet e caktuara nga mjeku.
Më poshtë mund t’i lexoni disa receta që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi e që do u ndihmojnë që flokët t’i keni të shëndetshme:
Maskë me vezë, limon dhe mjaltë
Ndani të bardhën e vezë në një enë dhe më pas shtoni një lugë vaj ulliri dhe mjaltë. Pas 20 minutave, lyeni flokët dhe mbani rreth gjysmë ore ashtu.
Çaji i gjelbër
Vendosni dy-tre qese çaji të gjelbër në një enë, kjo varësisht nga gjatësia e flokëve tuaj. Më pas lani flokët me ujin që lëshon çaji.
Jogurt grek, mjaltë dhe limon
Në një ecë vendos dy lugë jogurti grek dhe një lugë mjaltë, aty shto më pas edhe pak lëng limoni. Aplikoje këtë maskë tek flokët dhe mbaji për 30 minuta.