Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nis protesta e BSPK-së, ka gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës

Jo vetëm njëra, por të gjitha Sindikatat e Pavarura në Kosovë, kanë filluar protestën me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale, raporton Ekonomia Online.

Nisja e protestës u bë nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, ndërsa në pankarta “Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”.

Kërkesat e tyre janë; Përcaktimi i Pagës Minimale, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Youtube

Arkiva

Kategoritë