Organizata jofitimprurëse Global Shapers Prishtina ka bërë të ditur se me datën 7 mars do të organizohet protestë për cilësi në arsim.
“Kjo ditë shënohet në Kosovë si Dita e Mësuesit/es – mirëpo duke marrë parasysh problemet që i kemi në sistemin e arsimit në Kosovë, kjo ditë nuk është për festë, por për PROTESTË” , thuhet në njoftim.
Arsyet kryesore sipas të cilave do të zhvillohet kjo protestë janë Vettingu në Arsim dhe Reforma në arsim.
“ Prandaj, me simboliken që përfaqësojnë, këtë vit do të protestojmë me një laps dhe një letër të bardhë me dy kërkesa kryesore: 1. Kërkojmë nga SBASHK dhe stafit akademik që të pranojnë të testohen, t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit. 2. Nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht MASH – kërkojmë të dizajnohet dhe iniciohet sa më parë -Reforma në Arsim”, thuhet më tutje nga organizata.
Sipas GSHP, protesta do të filloj në ora 11:00 tek Menza e Studentëve, më saktësisht para zyreve të SBASHK-ut, pastaj do të vazhdoj marshimi përgjatë rrugës Agim Ramadani(korsia djathtas) dhe do të përfundoj në ora 14:00 tek udhëkryqi para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.