Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Po, lumturia mund të mësohet edhe duke e studiuar. Ja si funksionon!

Që nga fillimi i pandemisë, nevoja për lumturi është rritur jashtë çdo përmase, deri në atë pikë sa për ta gjetur atë po bëhen edhe studime në universitete.

Në anën tjetër të Atlantikut, studimi se si të përmirësohet jeta është bërë tashmë një fenomen, aq sa kurse online ofrohen edhe nga universitete prestigjioze si ato të Ivy League. Në Harvard kursi “Lidership dhe Lumturi” ka 180 vende në dispozicion dhe për publikun që mbetet jashtë, një publik gjithnjë e më i madh, ofron mësime virtual.

Në Universitetin Stanford, edhe pse opsional, një kurs i inteligjencës emocionale për menaxherët e ardhshëm, i cili merr parasysh dimensionet profesionale dhe njerëzore, ndiqet nga 95% e studentëve të masterit në administrim biznesi. Me pak fjalë, kërkimi i lumturisë dhe mendimi se dikush mund të na mësojë se si ta arrijmë, duket se po merr gjithnjë e më shumë rëndësi. Dhe kurset që premtojnë pikërisht këtë janë vërtet të vështira për t’u hequr dorë.

Pse ndiqen në këtë mënyrë shpjegohet nga një studim i sapo publikuar në Plos One, i kryer nga Bruce Hood, profesor i psikologjisë konjitive në Universitetin e Bristolit. Profesori, pas një kursi dyvjeçar në psikologjinë pozitive, regjistroi nivelin e mirëqenies mendore të studentëve në periudha të ndryshme të vitit, përfshirë edhe muajt e izolimit. Rezultati ishte se gjatë pandemisë kursi online pati një efekt shumë pozitiv në humor me një ulje të ankthit dhe depresionit, krahasuar me studentët e tjerë.

Ne ndryshojmë vetëm atë që mundemi

Filozofia pas çdo mësimi është se ka disa gjëra që nuk mund t’i ndryshojmë, nga gjenet tek ajo që na ndodh, por ka të tjera që ne mund t’i ndryshojmë. Dhe e para është mënyra e reagimit ndaj asaj që ndodh.

Përveç kësaj, ka edhe “detyra shtëpie” me të cilat nënkuptohen veprimet që duhen kryer çdo ditë, si veprimet e përditshme të mirësisë, kushtimi i një pjese të kohës të tjerëve, shkrimi i gjërave që na kanë kënaqur para se t’i harrojmë, etj.

Por sigurisht, ndarja dhe diskutimet mes studentëve janë gjithashtu thelbësore, sepse ato ju lejojnë të përballeni me botën e jashtme duke marrë stimulin për të vepruar, sepse koncepti kryesor është të ndërmerrni veprime dhe të vini në praktikë atë që mësoni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë