Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse trupi po ju dërgon këto 4 shenja dijeni se diçka nuk po shkon mirë me hormonet tuaja

Të prodhuara nga gjendrat endokrine dhe të sekretuara në gjak, hormonet janë substancat kimike më të rëndësishme që qarkullojnë në trupin e njeriut. Ata janë përgjegjës për procese të ndryshme, nga norma metabolike deri tek gjendja shpirtërore, si humori, emocionet, sjellja, pesha, cikli menstrual, pamja e jashtme etj. Problemet hormonale janë mëse të zakonshme, sipas statistikabe gati 80% e femrave vuajnë nga çrregullimet hormonale gjatë jetës së tyre për shkak të ndryshimit të niveleve të estrogjenit dhe progresteronit. Në artikullin e sotëm, Living ju njeh me shenjat paralajmëruese të çrregullimeve hormonale që asnjë femër nuk duhet të injorojë:

1.AKNE: Aknet shkaktohen nga arsye nga më të ndryshme si dieta e varfër ushqimore, përdorimi i produkteve të gabuara estetike dhe larëse, si dhe ndryshimet hormonale.

2.RËNIE FLOKËSH: Rënia masve e flokëve jo gjithmonë është e lidhur me regjimin ushqimor apo përdorimin e shampove të gabuara, ajo mund të ndodhë edhe si rezultat i çrregullimeve hormonale.

3.NDRYSHIME TË MADHËSISË SË GJOKSIT: Ndryshimet e madhësisë së gjinjve janë të lidhura drejtpërdrejt me mungesën e estrogjenit, ndërsa niveli i lartë i këtij hormoni shkakton gjendra dhe ciste.

4.DJERSITJE E TEPËRT: Djersitja është një proces shumë i rëndësishëm që ndihmon në largimin e toksinave të ndryshme që depozitohen në gjendrat limfatike poshtë gjoksit. Është mëse normale që gjatë verës të dehidratoheni dhe djersini më shumë se zakonisht, por nëse vini re se vazhdoni të djersini në mënyrë të pakontrolluar shkaktarët e vërtetë janë hormonet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë