Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy të vdekur dhe 183 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507.

Në total numri i rasteve aktive është 4.541.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë