Policia e Kosovës bëri të ditur se sot rreth orës 07:30 është gjetur pa shenja jete një 78-vjeçar në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bëri të ditur për Telegrafin se policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ai.