Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto tri trajtime që rigjenerojnë lëkurën e irrituar

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, e për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj veprimit të agjentëve agresivë si: radikalet e lira, i ftohti, dielli, ndotja e mjedisit, apo kimikatet e ndryshme që për fat të keq gjenden me shumicë në produktet e kujdesit për lëkurën si larësi, kremi i ditës dhe natës, serumi i syve etj. Nga veprimi i gjithë këtyre faktorëve, ju do të përballeni me probleme të pakëndshme si kruajtje dhe skuqje, grumbullim të qelizave te vdekura në lëkurë, thatësi dhe shqetësime të tjera. Lëkura mund të irritohet edhe për shkak të patologjive të ndryshme si p.sh dermatiti atopik apo reaksionet alergjike.

Më poshtë do t’ju njohim me disa trajtime 100% natyrale që shërbejne për për të qetësuar lëkurën e irrituar. Ato janë efektive dhe të lehta për t’u përgatitur; për më tepër, përbërësit mund të gjenden në shtëpi.

1.Maskë me kastravec dhe ujë trëndafili

Përzierja e kastravecit dhe ujit të trëndafilit na siguron një tonik hidratues të pasur me përbërs tonifikues dhe antiinflamatorë, të cilët pasi përthithen nga lëkura, reduktojnë irritimin dhe kruajtjen. Përmban vitamina, minerale dhe antioksidantë, të cilët veprojnë në qelizat e dermës dhe nxisin rigjenerimin e tyre.

Përbërësit: 1 kastravec dhe ½ filxhan ujë trëndafili (125 ml)

Përgatitja: Qëroni kastravecin. Kalojeni në frulator dhe përziejeni Esë bashku me ujin e trëndafilit derisa të përftohet një produkt homogjen. Përhapeni maskën në zonën e irrituar të lëkurës dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Shpëlajeni dhe ruani masën e mbetur në frigorifer. Përsëriteni trajtimin çdo ditë derisa acarimi të përmirësohet.

2. Çaji jeshil për lëkurën e irrituar

Çaji jeshil ka në përmbajtjen e tij shumë antioksidantë që janë të dobishëm për përshpejtimin e rikuperimit të lëkurës në rast kur keni abuzuar me ekspozimin në diell ose në të ftohtë. Përbërësit e tij aktivë stimulojnë riparimin e indeve dhe bllokojnë reaksionet alergjike që shkaktojnë acarimin e lëkurës.

Përbërësit: 2 lugë çaj jeshil (20 g) dhe 1 filxhan ujë (250 ml)

Përgatitja: Vendosni ujin të ziejë dhe dhe shtoni dy lugë çaj jeshil. Më pas lëreni masën të pushojë në në temperaturën e dhomës. Kur të jetë ftohur, filtrojenini dhe lyeni me një topth pambukur zonat e acaruara të lëkurës. Përsëriteni çdo mbrëmje, derisa gjendja e lëkurës të përmirësohet.

3. Trajtim me banane dhe mjaltë për lëkurën e irrituar

Një maskë me banane dhe mjaltë ndihmon në hidratimin e thellë të lëkurës së ndjeshme, duke përshpejtuar rikuperimin e saj. Këto dy produkte kanë në përmbajtjene  tyre shumë antioksidantë, vitamina dhe substanca që rigjenerojnë indet e dëmtuara dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër veprimit të agjentëve të jashtëm.

Përbërësit: 1 banane e pjekur dhe 3 lugë mjaltë (75 g).

Përgatitja: Kalojeni bananen në frulator, ose shtypeni me lugë dhe përziejeni me tre lugë mjaltë derisa të krijohet një masë homogjene. Përhapeni maskën në lëkurën e irrituar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëritni trajtimin 2 ose 3 herë në javë./Burimi “VIVERE PIU SANI”

Youtube

Arkiva

Kategoritë