Alex Silver-Fegan, trajner e Nike, beson se ju do të arrini një formë të bukur të këmbëve dhe të pasmeve tuaja duke praktikuar pozicionin galiç
Këto ushtrime mund të kombinohen lehtësisht me ushtrime të tjera ose të kryhen veçmas. Janë shumë të thjeshta, mund të kryhen në shtëpi dhe nuk kërkojnë më shumë se 15 minuta.
Për ta bërë më të lehtë për ju, ju sugjerojmë një plan javor ushtrimesh. Punoni me kënaqësi dhe do të vini re ndryshime të bukura, transmeton Telegrafi.
1. Galiç klasikë
Filloni me pozicionet galiç që i njihni që nga fëmijëria.
2. Galiç me devijimin e këmbës anash
Devijimi i këmbës lëviz muskujt e vitheve.
3. Galiç “Sumo”
Këta galiç forcojnë bustin dhe të pasmet në të njëjtën kohë.https://f3a659b36472f026beade7422e4cc23c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
4. Galiç “Sumo” me krahë të ngritur
Kjo shton elemente të ushtrimeve kardio.
5. Galiç dhe stërvitje e muskujve tërthorë të barkut
Beli do t’ju falënderojë.
6. Kërcim nga pozicioni galiç
Duke kryer këtë ushtrim, ju forconi muskujt e krahut në të njëjtën kohë.
7. Galiç me këmbët të bashkuara
Ushtrim përgatitor për ngrohjen para “revole”.
8. Galiç “revole”
Ky nuk është një ushtrim i lehtë, sepse e sforcon shumë gjurin. Kryeni me kujdes dhe mos u ulni shumë. Në fillim, ju mund të mbaheni për diçka.
9. Galiç ‘reverans’
Në këtë ushtrim marrin pjesë disa grupe muskujsh.
10. Galiç në njërën këmbë
Ky ushtrim forcon ndjeshëm pulpat, kofshët dhe vithet.
11. Galiç me një hap anash
Ky ushtrim quhet ndryshe edhe “vithet e nxehta”, sepse i tensionon në maksimum muskujt.
12. Galiç dhe kërcim
Ky ushtrim relakson muskujt pas pozicionit të mëparshëm statik, largon acidin laktik dhe intensifikon ngarkesën kardio.