Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 31.084.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,033 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës.
Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.