Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Policia arreston edhe personin e katërt të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku nga një sulm me armë zjarri të vrarë mbetën shoferi i një autobusi dhe dy nxënës.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.

“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia më herët ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar për vrasjen në Gllogjan, dy prej tyre janë në paraburgim kurse njëri është liruar në arrest shtëpiak.

Ndryshe, motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Vrasja e trefishtë që ndodhi në Deçan po cilësohet si një prej ngjarjeve më të rënda që ka ndodhur në vend.

Përveç shoferit, i cili dyshohet të ketë qenë cak i të dyshuarve, mbetën të vdekur edhe dy nxënës 17-vjeçarë të cilët po udhëtonin me autobus në momentin kur ndodhi sulmi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë