Shkruan: Merita Brovina
Qendra Klinike Spitalore e Kosovës së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës dhe akterët tjerë relevantë,kanë formuar Këshillin drejtues kombëtar për “Programin e trajtimit të infarktit të miokardit me ST elevim brenda 120 minuta”, të kryesuar nga dr.Tefik Bekteshi, kardiolog, si dhe mjekët tjerë specialist të fushës së kardiologjisë.
Secili pacientë që pëson infarkt të miokardit dhe kërkon ndihmë, apo njëherësh identifikohet me IAM me ST elevim, ai menjëherë do të trajtohet sipas protokolit të punës për IAM dhe do të transportohet direkt në sallën e Kardiologjise Invazive në SHKSUK.
Kështu, evitohet çdo sekondë,i mundur,i humbjes së kohës për intervenim dhe njëkohësisht eliminohen praktikat e deritanishme të hapjes së historisë përmes njësive triazhuese nëQendrën Emergjente dhe Repartit të kardiologjisë,sqaron kardiologu dr. Agron Qerimi, shefi njësisë së Koronarogafisë në QKSUK.
Dr.Agron Qerimi bën të ditur se projekti ka filluar të zbatohet nga dita e djeshme në formë të pilot-projektit, që përfshinë Komunën e Prishtinës me të gjitha fshatrat përreth, me synim të zgjerimit edhe në komunat tjera, duke zbatuar kështu standardet e trajtimit në kohë të duhur të të sëmurëve nga infarkti i miokardit, si dhe duke synuar menaxhimin maksimal të kohës, e cila është jetike për mbijetesën e pacientëve që pësojnë infarkt të zemrës.
Një mobilizim i tillë dhe angazhim multidiciplinarë, duke përfshirë këtu ekipet e QMU- së dhe QKMF – së, të cilët janë të parët në shumicën e rasteve që përballën me infarktin e miokardit e deri në hallkën e fundit zingjirorë, atë të intervenimit të nevojshëm kardiologjik,e deri të rehabilitimi i plotë, do mundësonte që shkalla e mbijetesës të jetësa më e lartë
Projekti i programit nacional për trajtimin e miokardit përfshin edhe trajnimin profesional të stafit mjekësor në QKMF- të, fillimisht të komunës së Prishtinës, për t’u zgjeruar më tutje në nivel vendi, thotë Dr. Bujar Gashi, drejtor i DSH- së në Komunën e Prishtinës, anëtar i Këshillit drejtues të programit nacional.
Kujtojmë edhe njëherë që shkalla e mbijetesës nga infarkti i miokardit është e ulët edhe në vendet me sistem shumë të zhvilluar shëndetësor. Ka sfida shumë komplekse dhe barriera që bëjnë që kardiak aresti të trajtohet në mënyrë te suksesshme, sfidat që fillojnë që në komunitet për të vazhduar tutje në institucione shëndetësore. /Familja Jonë