Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura kundër virusit Covid-19.
IKSHPK-ja ka njoftuar se mund të ketë përkeqësim të situatës me Covid-19 në ditët në vazhdim.
Kjo pasi sipas tyre virusi është kudo dhe se varianti Omicron e ka shtuar intensitetin.
“Omicron (B.1.1.529) ka shtuar dukshëm intensitetin dhe është varianti dominues në qarkullim. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.