Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
4.489 raste aktive me Covid-19 ne Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 4.489.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,990 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 796.031 qytetarë.

Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë