Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Efektet anësore të qarkullimit të dobët të gjakut

Problemet e qarkullimit të gjakut prekin shumë persona… katër gra në 10 ankohen për probleme me qarkullimin venoz, por ato prekin edhe shumë burra.

Qarkullimi i dobët i gjakut mund të favorizohet nga një mënyrë jetese sedentare, nga vapa në verë dhe nga nxehtësia e tepërt e shtëpive të mbinxehura në dimër, nga zakoni i veshjes së rrobave dhe/ose çizmeve shumë të ngushta, nga udhëtimet ajrore, nga konsumimi i tepërt i kripës.

Përveç këtyre, rol luajnë edhe duhani, alkooli dhe mosha.

Faktorë të rëndësishëm rreziku janë pesha e tepërt dhe obeziteti, që rrisin ngarkesën e venave dhe pengojnë qarkullimin në gjymtyrët e poshtme.

Por mund të jetë edhe një problem i kolesterolit që rrit viskozitetin e gjakut ose qëndrimi ulur këmbë përmbi këmbë gjatë gjithë ditës.

Simptomat e qarkullimit të dobët

Qarkullimi i dobët i gjakut ndodh kryesisht në gjymtyrët e trupit, me ftohjen e duarve dhe këmbëve, fryrjen e këmbëve, rëndimin e tyre dhe dhimbje në gjymtyrë. Ndonjëherë, personat e prekur nga kjo gjendje ndjejnë si shpime gjilpërash dhe kanë vështirësi të qëndrojnë më këmbë.

Problemet e qarkullimit të gjakut, gjithashtu, mund të shkaktojnë simptoma të tilla si: lodhje kronike, ndjesi të humbjes së ndjenjave dhe marramendje, shkruan KP.

Si të përmirësohet rrjedhjen e gjakut

  • Pini shumë lëngje! Ujë, çaja bimorë dhe lëngjet e ndryshëm të frutave janë të zgjedhjet më të mira.
  • Masazhoni duart, këmbët për të stimuluar rrjedhjen e gjakut.
  • Mbani këmbët lart sa më shpesh të jetë e mundur, veçanërisht nëse punoni ulur.
  • Natën, mund të vendosni jastëkë nën dyshek para gjumit dhe/ose të ngrini këmbët vertikalisht në mur, kur të ktheheni nga puna.

Youtube

Arkiva

Kategoritë