Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një i mitur theret me thikë në Prishtinë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bëri të ditur se një i mitur ishte lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime nga thika.

Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Mustafë Veselaj” në Prishtinë, të enjten në ora 11:15.

“Është raportuar se një mashkull kosovar  i mitur, ishte lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime nga thika”, thuhet në raport.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima ishte goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe i është gjetur thika e përdorur në rast dhe një elektroshok. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë