Shkruan: Blerim Myftiu, neurolog
Të dhënat epidemiologjike të regjistrit të pacientëve me sklerozë multiple në Britani të Madhe tregojnë se pacientët duhanpirës (të diagnostikuar me MS) që e lënë duhanin, tregojnë ngadalësim të përkeqësimit (progresionit) të sëmundjes së tyre, krahasuar me duhanpirësit aktivë.
Ngadalësimi i keqësimit e arrin shkallën e atyre që nuk kanë pirë duhan fare.
Kjo tregon se konsumimi i duhanit është një tjetër faktor që ndikon në keqësimin funksional të sklerozës multiple dhe duhet të shërbejë si informatë për pacientët tanë që ta lënë duhanin.