Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita e zgjedhjeve lokale – A kanë votuar profesionistët shëndetësorë?

Dita e sotme, në mbarë Kosovën, është dita kur zgjidhen kryetarët e komunave në vendin tonë për katër vitet e ardhshme.

Të drejtën e votës e shfrytëzuan edhe profesionistët shëndetësorë të cilët u panë nëpër komunat përkatëse duke votuar.

Visar Zekaj, Flamur Marku e Artan Ahmeti janë vetëm disa nga mjekët që e shfrytëzuan të drejtën e votës deri në këto orë të pasditës.

“Unë votova sot, kreva obligimin qytetar.

Por të drejtën time e shfrytëzoi vajza ime Stina, sepse ajo dëshiron që vota jonë të jetë për të ardhmen, për përmirësimin e jetës, dhe të ardhmen e ndritur të tyre.

Votoni edhe ju duke menduar për të ardhmen, zhvillimin e vendit tone”, shkroi gastroenterologu Visar Zekaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë