Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i shpëtojmë dhimbjes së fytit?

Në çfarëdo ndryshimi të temperaturave ne së pari e ndjejmë dhembjen në fyt. E nëse nuk reagojmë menjëherë për të përmirësuar gjendjen e fytit, gjendje mund të fillojë të na keqësohet.

Ndiçni këto këshilla për të evituar çdo problem:

1. Mbaje kokën lart teksa fle

Gjumi mund të bëjë mrekulli me ty, veçanërisht kur je sëmurë. Vendos 2- 3 jastëkë, si një mënyrë kjo për të marrë frymë me lehtësi, por edhe për të shmangur hapjen e gojës, gjë që do ta irritonte fytin akoma më shumë.

2. Konsumo qumësht

Qumështi është tepër i rëndësishëm në një situatë të tillë. Jo vetëm që të furnizon me kalori, në një kohë kur mezi ha, por ndihmon edhe në rigjenerimin dhe fuqizimin e zonës problematike. Shoqërimi me mjaltë ose çokollatë është akoma më frytdhënës.

3. Pak vaj kokosi në ushqime

Vaji në fjalë do të ta “zbusë” fytin, ndërkohë që lufton edhe infeksionin apo dhimbjen. Shto pak të tillë në çaj, ujë ose supë.

4. Gargarë me uthull molle

Përziej gjysmë filxhani ujë të ngrohtë me pak uthull molle dhe një lugë kripë. Përzieji mirë dhe përdore përbërjen çdo 15 minuta.

5. Thith pak hudhër

Nuk është e nevojshme ta konsumosh. Thjesht fiksoje mes dhëmbëve dhe thithe për disa minuta të tëra duke vrarë kështu shumë nga bakteret që po kërcënojnë fytin tënd.

6. Kripë dhe ujë

Gargarja me kripë dhe ujë është një nga metodat më të vjetra për të lehtësuar dhimbjen e fytit. Bëj gargarë për të paktën 40 sekonda dhe mos e përdor përzierjen më shumë se 3 herë në ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë