Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 32 viktima dhe 1.612 raste të reja nga coronavirusi.
Në mesin e viktimave është një person në kategorinë e moshës 20-29 vjeç nga Podujeva.
Po ashtu një burr dhe grua nën 40 vjeç nga komuna e Pejës janë viktima të COVID-19.
Tre viktimat tjera janë tre burra të moshës 50-59 vjeçare, njëri është nga Rahoveci, njëri nga Kamenica dhe njëri nga Fushë Kosova.
Nëntë viktimat tjera – 6 gra dhe 3 burra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Vushtrrisë, Skenderajt, Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Klinës, Gjilanit dhe Gjakovës.
Nëntë viktima – 5 burra dhe 4 gra janë të moshës 70-79 vjeçare. Dy viktimat janë nga Vitia, tri nga Peja, dy nga Gjilani, një nga Gllogoci dhe një nga Fushë Kosova.
Tetë viktima – 5 gra dhe 3 burra janë të moshës mbi 80 vjeçare.
Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit.
Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.