Sot në Francë, ka hyrë në fuqi masa me pasaportën e re shëndetësore që vërteton vaksinimin nga Koronavirusi, testin negativ apo vërtetimin që janë shëruar nga Koronavirusi. Qytetarët do të lejohen të hyjnë në shumicën e kinemave dhe muzeve po patën një nga tri vërtetimet e mësipërme.
Vendimi u mor nga qeveria franceze për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me Covid, ndonëse ka ngjallur protesta dhe pakënaqësi tek qytetarët.
Duke filluar nga sot, certifikata e vaksinimit, ose një test negativ i jo më pak se 48 orëve më parë duhet të tregohet në mënyrë që të frekuentohen ambjente të tilla si kinematë, galeritë e artit, libraritë, muzeumet, qendrat sportive dhe çdo vend tjetër ku ka grumbullim prej më shumë se 50 vetësh.
“The Guardian” tregon sesi në një librari të Montpelleir një i moshuar nuk u lejua të hynte sepse kishte bërë vetëm një dozë anti-COVID dhe jo të dyja. Deri tani në Francë janë vaksinuar me të dyja dozat 45% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç.