Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.