Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
KOMF harton Strategjinë e Avokimit 2019 – 2021 për decentralizimin e shërbimeve sociale

Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur punëtorinë e radhës e cila ka për qëllim hartimin e Strategjisë së Avokimit 2019 – 2021, për decentralizimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë. Kjo punëtori është vazhdimësi e takimit të parë për identifikimin e nevojave për avokim, e cila është mbajtur me anëtarët e koalicionit, partnerët dhe palët e tjera të interesit.

Kjo punëtori ka një vlerë të veçantë drejt përmbylljes së procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Pjesëmarrës në punëtori ishin: HANDIKOS, ASTRA, Organizata Akti, Terre des hommes, POLIS, OPFAKKOS “Prindi & Fëmiu”, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Childproof/CIPOF,  AUTIZMI, Labirinth, Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, përfaqësues nga Asosacioni i Komunave të Kosovës dhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Punëtoria mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë